Beteja disa orëshe e filmit “Shok” me piraterinë

Beteja disa orëshe e filmit “Shok” me piraterinë

Të jesh producent i një filmi dhe të presësh mirëkuptim nga një pirat filmi është e pazakontë. Por producentët e filmit “Shok” kanë hasur në mirëkuptimin e piratëve shqiptarë.

Para mesnatës, fillimisht filmaon.com, një ueb faqe pirate e filmave, publikoi filmin “Shok” me regji dhe skenar të britanikut Jamie Donoughe.  Inajderi raportoi se filmi u publikua me një kualitet të dobët.  

shok

Përafërsisht në të njëjtën kohë, në një tjetër platformë të internetit, në Yotube, u publikua një tjetër version pirat i filmit që tregon historinë e dy djelmoshave shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

shokpirat

Të dy videot pirate të filmit “Shok” i nominuar në kategorinë e filmave të shkurtër në “Oscar”, janë hequr pas reagimit të shpejtë të producentit kosovar të filmit Eshref Durmishit.

Dardan Sylejmani, anëtar i grupit “Maniak t’filmave”, e ka marrë përgjëgjësinë e publikimit.

Dumishi i ka shkruar atij duke i kërkuar siç shkruhet në mesazh “me shumë mirësjellje” që ta heq filmin nga Youtube.

shokeshrefi

Sylejmani ka bërë publike arsyen e heqjes së filmit nga Yotoube.

“Nuk jom ktu për me prish sadopak imazhin e filmit”, ka shkruar ai në faqen “Maniakë të filmit” ku edhe është postuar linku fillimisht.

Po në atë kohë është hequr edhe versioni i filmit në uebfaqen tjetër, edhe pse një vështrim i komenteve të “maniakëve të filmit” lë të kuptohet se tashmë filmi është shkarkuar nga shumë përdorues dhe shumë shpejt mund të ngarkohet në ndonjë platformë në internet.

shokon

Në krejt betejë të producentëve të filmit “Shok” që bëri historinë në kinematografinë kosovare duke u bërë filmi i parë nga Kosova që nominohet për çmimin “Oscar”, është interesante të theksohet se audienca e njëjtë që shikon filmat pirat, në rastin e filmit “Shok” kanë treguar tolerancë.

Shumë komentues në rrjete sociale kanë kritikuar publikimin pirat të filmit duke e hapur edhe temën e të drejtës së autorit që në diskursin publik nuk është një normë që respektohet, pasi ekzistojnë me dhjetëra platforma të piraterisë në gjuhën shqipe.

Shteti e ka ndihmuar filmin fillimisht nëpërmjet Qendrës Kinematografike të Kosovës duke e subvencionuar si projekt me 20 mijë euro ndërsa së fundmi Qeveria ka ndarë 70 mijë euro të tjera për të ndihmuar promovimin në skenën ndërkombëtare dhe lobimin për çmimin “Oscar”.