Një muze i ri do të i shtohet kryeqytetit, e kjo është ndërtesa e vjetër të bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë.
Kuvendi Komunal ka miratuar statusin për ti hapur rrugë funksionalizimit të këtij institucioni kulturor.
Hapësira vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shkaku i mos-mirëmbajtjes, por aty pritet që të vendosen veprat e piktorit Ibrahim Kodra dhe disa eksponate që identifikojnë Prishtinën e vjetër, transmeton emisioni Express.