
Në episodin e 19-të, akademikët e “Ekspertizës”, folën për këngëtaren Shyhrete Behluli.
Ndryshe nga vlerësimi i teksteve të këngëtarëve të tjerë Shyhretja i ktheu në kohët e mëparshme akademikët, shkruan Insajderi.
Nga zhanri popullor me të cilën Shyhretja ka zgjedhur të këndojë, ajo kujdeset që edhe këngët e saj ta kenë një tekst të tillë.
E duke e ndjekur këtë traditë, Shyhrejta nuk e lë vajzën e vet me u martu me nacionalite tjera, përveç me shqiptar. Si duket ajo dhe e bija e saj dëshirojnë t’i ruajnë traditat shqiptare.
Duke i dëgjuar këngët e Shyhretes ata kthehen në kohët më përpara dhe kujtojnë momentet si ishte fëmijëria dhe koha kur kalonin ata në fëmijëri.
Kënga e Shyhretes që mban titullin “Bija” ka bërë që analistët e ekspertizës të analizojnë ardhjen e bijave, e këto të fundit duke i ndaluar me ligj, për shkak që po i harrojnë fëmijët e tyre dhe po ndodhin incidente.
Ndërsa në fund ata porositin bijat të shkojnë sa më shumë tek familja e tyre, kështu duke tërhequr deklaratat që kishin thënë më herët.
Ekspertiza shfaqet çdo të premte me fillim nga ora 20:00 në Gjirafa Video./ Insajderi.com