“Blade Runner 2049”: Më shumë pyetje se sa përgjigje

“Blade Runner 2049”: Më shumë pyetje se sa përgjigje

“Storia jote nuk ka përfunduar ende. Ka mbetur edhe një faqe.”

Këto fjalë shoqërojnë pjesën e fundit të xhirimit të promos së “Blade Runner 2049”. Është një sekuencë nga një libër i hapur, të cilit i janë grisur faqet, në fytyrën e Ryan Gosling. Shprehja e fytyrës së tij është e mistershme; pa asnjë kontekst,është vështirë të lexohet. Por ai pa dyshim duket ‘cool’.

Pra kështu shkon në promon e vazhdimit të “Blade Runner”, filmi krim dhe fantashkencë i vitit 1982 i drejtuar nga Ridley Scott. Promoja për filmin e ri i cili drejtohet nga Denis Villeneuve, ka dy minuta të shfaqura nga filmi, dhe vizualisht është i shkëlqyeshëm – edhe pse nuk është tërësisht e qartë se çfarë po ndodh, shkruan The New York Times.

[arve url=”https://youtu.be/gCcx85zbxz4″ /]

Parapremiera hapet me personazhin e Jared Letos duke shikuar lindjen e një kopjeje. “Çdo civilizim është ndërtuar nga shpina e një fuqie punëtore të disponueshme”, thotë ai, duke na dhënë një informatë në lidhje me çfarë po shohim. Gjithçka është pak e shlyer; të vetmet ngjyra që shfaqen janë  ngjyra portokalli e djegies dhe ngjyra të verdha.

Më pas shpejt transportohemi te rrethinat e tymosura, të errëta të Los Angelesit të ardhshëm, pamje të cilat janë shenja dalluese të filmit origjinal. Personazhi i Gosling, “blade runner ‘K’” (polic special për asgjësimin e kopjeve), lëviz nëpër një qytet të mjegullt ki edhe neoni duket të jetë maskuar në hije. Dy gamat e ngjyrave ndryshojnë përgjatë pjesës tjetër të promos, duke krijuar një dualitet për një film i cili është i gjithi për dallimin mes njerëzve dhe kopjeve të tyre.

Në klimaksin e kromos, K vjen përballë me Rick Deckard (Harrison Ford, i cili merr rolin e tij nga filmi origjinal). “E bëra punën tënde një herë”, thotë Deckard, duke ia kujtuar audiencës filmin e lansuar 35 vite më parë. “Isha i mirë në këtë punë”. Ata shikojnë njëri tjetrin derisa Deckard më në fund e pyet K-në se çfarë do. “Dua të të bëj disa pyetje”, thotë K.

Ai normalisht nuk i bën ato pyetje gjatë promos; do të të duhet të blesh një biletë filmi për këtë. Në vend të kësaj, një sekuencë me një koreografi të bukur të gjuajtjeve  me armë shfaqet, me një shpjegim të shpërndarë të asaj që paraqitet. Interneti ka filluar të bëjë pyetjet e njëjta për K-në të cilat fansat kishin pyetur për Deckartin në kohën e tij: njeri apo kopje?

Në fund, mbetemi sikur Gosling: duke shikuar ekranin, të pasigurt në atë se çfarë sapo pamë.

Por, hej – pa dyshim që duket mirë.