Bukuritë natyrore të Islandës me peizazhe mahnitëse

Bukuritë natyrore të Islandës me peizazhe mahnitëse

Gjatë ditëve të verës, Islanda zbulon peizazhet joshëse të cilat lirisht mund të marrin epitetin e veprave artistike të natyrës. Ujëvarat, liqenet dhe pika e kontaktit mes pllakës tektonike amerikano-veriore dhe euro-aziatike janë vetëm disa nga atraksionet turistike të cilat i ofron ky vend vullkanik.

Islanda, toka e ishullit, që ndodhet pranë Grenlandës, është larg nga pjesa kontinentale e Evropës. Ishulli ndodhet në Atlantikun e Veriut dhe është i banuar nga pak më shumë se 330.000 njerëz.

Vrazhdësia dhe terreni i papërshtatshëm i japin Islandës një notë e cila vizitorët i lë pa frymë.

Disa nga këto peizazhe gjenden në ujëvarat Seljalandsfoss dhe Skogafoss, të gjata nga 60 metra, shkruan AA.

Islanda është e pasur me liqene të akullt, në mesin e të cilëve liqeni më i njohur Jokulsarlon, ku janë xhiruar skena të filmave të njohur “Batman Begins” dhe “Game of Thrones”.

Në jug të Reykjavikut është i vendosur parku nacional Thingvellir. Ky vend është i njohur si pika ku preken pllakat tektonike amerikano-veriore dhe euro-aziatike.