Busti gjigant i King Kong

Busti gjigant i King Kong

Shfaqja e premierës së filmit të ri të Hollywoodit “Kong: Skull Island”, ka tërhequr vëmendje të madhe, posaçërisht në Guangzhou ku është ekspozuar busti gjigant i King Kongu

Punonjësit e kinos në Guangzhou përpara ndërtesës Taikoo Hui Mall kanë instaluar një bust të King Kongut, karakterit nga seria e filmave rreth King Kongut, i cili tërhoqi vëmendjen e admiruesve të këtij filmi dhe kalimtarëve të tjerë.

Fillimisht, premiera e filmit ishte planifikuar për në nëntor 2016, por më vonë studio Universal kishte shtyrë shfaqjen e premierës për në mars të këtij viti.

Në filmi aktrojnë Tom Hidleston, Samuel L. Jackson, John Goodman dhe disa aktorë të tjerë të famshëm të cilët përshkruajnë historinë e një grupi të aventurierëve të cilët eksplorojnë ishullin e King Kong-ut.

Xhirimet në Hawaii filluan në tetor të vitit 2015 dhe kanë kushtuar rreth 190 milionë dollarë.