Çfarë duhet të pimë së pari sapo hapim sytë në mëngjes?

Çfarë duhet të pimë së pari sapo hapim sytë në mëngjes?

Kur ngriheni në mëngjes, me shumë gjasë ju do pini diçka. Por cila është mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj? Ju mund të keni dëgjuar që është një gotë e madhe me ujë, ose ndoshta ju është thënë se një filxhan i nxehtë çaji jeshil ose kafe është pija e duhur për mëngjes.

HuffPost, kontaktoi me një mori ekspertësh, të cilët patën një përgjigje të përbashkët – pija më e mirë për të nisur mëngjesin, është një gotë ujë, njofton Insajderi.

“Ju nuk mund të jeni domosdoshmërisht të etur në mëngjes, por pirja e ujit mund të jetë një zakon shëndetësor që ju i jepni përparësi për të qëndruar i hidratuar në mënyrë adekuate gjatë gjithë ditës”, tha për HuffPost Vicki Shanta Retelny, një dietologe. /Insajderi.com