Çfarë i kërkoi Nënë Tereza presidentit Ramiz Alia

Çfarë i kërkoi Nënë Tereza presidentit Ramiz Alia

Është publikuar letra e humanistes shqiptare dërguar ish-presidentit të Shqipërisë, në vitin 1989.

Profesori, Përparim Kabo ka postuar sot në profilin e tij në Facebook, kopjen e letrës së Nënë Terezës, drejtuar ish presidentit të vendit, Ramizë Alisë ku dhe i shpreh disa kërkesa.
Letra është e shkruar në gjuhën angleze më 16 gusht 1989 dhe mban firmën e Nënës Terezë.

“Letra e Nene Terezës drejtuar Ramiz Alise…me shkrim dore prej dorës se saj”, shkruan Kabo në profilin e tij në Facebook, njofton kultplus.

Nënë Tereza i drejtohet presidentit Ramiz Alia pas vizitës disaditore që kishte bërë në Shqipëri ku ajo tregon dashurinë e madhe dhe popullin shqiptar.

“Pas shumë vjet lutjesh dhe dëshire për të vizituar vendin tim (…), më në fund i miri Zot ma dha këtë dhuratë të bukur të shoh popullin tim”,shkruan Nënë Tereza e cila i shpreh dëshirën Presidentit të Shqipërisë, që të sjellë në Shqipëri motrat e saj, Misionaret e Bamirësisë, të cilat ndodheshin në shumë vende të ndryshme të botës.

“kjo e jona nuk është çështje biznesi, as politike”, kishte theksuar ajo duke rikujtuar kështu përkushtimin e saj për t’u ndihmuar “pleqve, të vetmuarve dhe atyre që u mungon dashuria”.
Ndërsa në fund me çiltërsi dhe sinqeritet të madh i shkruan “Zotit President të vendit tonë të dashur Shqipëri” një fjali e cila edhe sot ruan aktualitetin dhe paraqet virtytin e lartë njerëzor që e karakterizoi tërë jetën këtë bamirëse të madhe: “Unë nuk kam as ar e as argjend, por juve do t’ju jap motrat”.

Menjëherë pas kësaj letre pason përgjigjja e presidentit Ramiz Alia, i cili më 2 shtator 1989 i shkruan Nënës Terezë me një ton dashamirës duke i kujtuar se “Njerëzit tanë njohën nga afër bashkatdhetaren e tyre fisnike që u ka dhënë ‘besën’ të varfërve”, gjë që për kohën kur u shkrua letra ishte një përgjigje shumë domethënëse. Por, përgjigjja e tij ishte refuzuese për pranimin e “Misionareve të Bamirësisë” në Shqipërinë e asaj kohe. /Insajderi.com

cfar cfari cfari2