“Cirku Flutures” nderohet me çmim në Santa Barbara

“Cirku Flutures” nderohet me çmim në Santa Barbara

“Cirku Flutures” është nderuar me çmimin për filimin më të mirë artistik ndërkombëtar në santa Barbara International Film Festival.

Filmi është shfaqur si premerë në këtë festival të Kalifornisë, i cili këtë vit kishte edicionin e 35-të.

“Cirku Fluturues” është film i metrazhit të gjatë me skenar dhe regji të Fatos Berishës, ndërsa producente ka qenë Vjosa Berisha, shkruan Insajderi

Ky film është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore dhe është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombetare e Filmit në Shqipëri dhe Agjencia e Filmit në Maqedoninë Veriore.

Filmi premierën botërore e ka pasur në festivalin ndërkombëtar Tallinn Black Nights në Estoni në nëntor të vitit të kaluar.