Çitaku i sheh të paarsyeshme seancat për Kosovën në OKB: Nuk jemi nën OKB që nga viti 2008

“Qeveria e Serbisë ka ngritur objekte mbi varreza masive që t’i fesh ato. Nuk mund të ketë pajtim pa llogaridhënie. Deri sa ne rikonfirmojmë zotimet tona për dialog ndërshtetëror. Ne nuk jemi të kënaqur me dinamikat e zhvillimit të marrëveshjeve”, ka thënë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Çitaku i sheh të paarsyeshme seancat për Kosovën në OKB: Nuk jemi nën OKB që nga viti 2008

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk mund të ketë pajtim me shtetin fqinjë Serbinë, pa llogaridhënien e tyre.

Çitaku këto komente i ka bërë në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit, ku po diskutohet për raportin tremujor për Kosovën.

“Është viti 2016 dhe nuk është më 1999, së dyti Kosova nuk është më e administruar nga Kombet e Bashkuara nga 17 shkurt 2008”, ka thënë Çitaku.

Sipas saj, Kosova është shtet i pavarur sovran dhe i njohur nga shumica e shteteve të Kombeve të Bashkuara.

“Por në vijmë çdo tre muaj këtu dhe dëgjojë nga kolegët nga Serbia në një univers paralel ku Kosova nuk ekziston si shtet. Këtu ku agresori është bërë i shtypuri dhe Millosheviçi është bërë hero”, ka thënë Çitaku, përcjellë Klan Kosova.

“Kurse lëvizja që ka qenë çlirimtare është bërë terroriste”, ka shtuar ajo.

Çitaku, ka thënë se asnjë shtet nuk mund të shkelë integritetin territorial “për të kryer krime, spastrim etnik, shpërngulje masive dhe t’i diskriminojnë ata në bazë të sovranitetit shtetëror”.

“ Ajo që ka ndodhë në Kosovë është se popullata e viktimizuar e ka kërkuar pavarësinë. Mësimi i nxjerr është se asnjë shtet nuk mund të përdor territorin për të shkatërruar popullatën. Shteti krijohet për njerëzit dhe jo për territorin”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka potencuar faktin se Kosova, në bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare ka krijuar edhe Gjykatën Speciale për të kërkuar drejtësi për të gjithë.

“Në në Kosovë nuk i frikësohemi drejtësisë, sepse s’kemi asgjë për të fshehur. Kauza dhe lufta jonë ka qenë e drejtë. Serbia në anën tjetër ka bërë çmos përveç, t’i ndjek kriminelët. 20 mijë gra janë dhunuar në Kosovë gjatë luftës, kurse asnjë i akuzuar. Mijëra mungojnë dhe ka gjurmë të qarta të përgjegjësisë të komandës shtetërore që i fsheh këto gjurmë”, ka thënë Çitaku./Insajderi.com