COVID-19: Kosovarët nga sot mund të lëvizin lirshëm 24 orë

Ndonëse masa për vet-izolim është larguar, mbetet në fuqi vendimi që çdo i kthyer në Kosovë, t’iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore nga ekipet e Qendrave të Mjekësisë Familjare.

COVID-19: Kosovarët nga sot mund të lëvizin lirshëm 24 orë

Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Avdullah Hoti, ka marrë vendim që nga sot qytetarëve të Kosovës t’iu lejohet lëvizja e lirë 24 orëshe, ndonëse dje Kosova shënoi plot 40-të raste të të infektuarve me COVID-10.

Këtë e ka konfirmuar dje përmes llogarisë së tij në Facebook edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa në fazën e re të masave lehtësuese, fuqizohet edhe vendimi paraprak i 31 majit, që parashihte edhe vet-izolimin e qytetarëve kosovarë, që vinin nga vendet e huaja.

Ndonëse masa për vet-izolim është larguar, mbetet në fuqi vendimi që çdo i kthyer në Kosovë, t’iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore nga ekipet e Qendrave të Mjekësisë Familjare, si masë mbrojtëse kundër COVID-19.

Insajderi.com