“Se n’Rugovë ka djem si zana, që për male e troja të veta, nuk u dhimet gjaja as jeta”
Aktori Çun Lajçi i cili së fundmi ka qenë i angazhuar në temën e demarkacionit me Malin e Zi përmes pjesëmarrjes në protesta dhe performancave të ndryshme poetike, ka bërë edhe një video në të cilën ai performon poezinë e radhës, të titulluar “Murat Meha, a t’bjen mend çka ke thon”.
Në këtë poezi aktori i njohur i ka kushtuar një poezi Kryetarit të Komisionit Qeveritar për Demarkacion, Murat Meha për të cilin ai thotë se po i falë tokë Malit të Zi.
“Se n’Rugovë ka djem si zana, që për male e troja të veta, nuk u dhimet gjaja as jeta”, reciton Çun Lajçi poezinë e tij, të cilën mund ta ndiqni më poshtë./Insajderi.com