Përmes poezië, aktori Çun Lajqi, ka paraqitur mendimin e tij në lidhje me ftesën që i është bërë Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale.
Me titullin “Ramushi”, nis poezia e cila ia përmend edhe Demarkacionin, Gjarprin, Ramiz Kelmendin, Çakorrin, Enver H…
Ramush
T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!
Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!
Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!
( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)
Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!
Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!
Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend!
Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!
Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqes!
Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enver H se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë!
Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t’pa!
Por s’di a vjen edhe Çuni, se erdha dy herë, por m’shkoi Çakorri!
Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!