
Sot më 14 shkurt ka filluar vala e parë e shitjes së biletave për Eurovision Song Contest 2017, i cili do të mbahet në Kiev të Ukrainës, me 9,11 dhe me 13 maj.
Gjithsej numri i biletave do të jetë 70 mijë, çmimi i të cilave do të jetë në nivele të ndryshme, duke filluar nga 8 deri në 500 euro, të cilat mund të blihen në faqen e internetit të biletave Concert.ua.
Në edicionin e 62-të me radhë, Shqipërinë do ta përfaqësoj këngëtarja nga Kosova, Linda Hallimi, ndërsa Kosova nuk ka të drejtë pjesëmarrje ende, për shkak se ende nuk është anëtare e plotë e EBU-së, Unionit të Transmetuesve Evropianë. /Insajderi.com