fbpx

Dardan Zhegrova përsëri vlerësohet lartë në ekspozitën e artit në Argjentinë

Dardan Zhegrova përsëri vlerësohet lartë në ekspozitën e artit në Argjentinë

Në Buenos Aires të Argjentinës të mërkurën ka filluar edicioni i 26-të i ekspozitës arteBA, i cili do të jetë i hapur deri më 27 maj në qendrën e kongreseve “La Rural”.

Kjo ekspozitë këtë vit ekspozon galeri nga 350 artistë nga më shumë se 20 shtete të botës, ndërsa për herë të parë ka marrë pjesë edhe artisti kosovar, Dardan Zhegrova.

“Për herë të parë janë pjesëmarrëse 23 galeri të cilat nuk kanë qenë kurrë më parë prezente në arteBA – nga vende aq të ndryshme si Tokio dhe Kosova – dhe përsëri di të kemi një rekord të muzeve lokale dhe ndërkombëtare të cilat marrin punime nga ekspozita”, ka thënë presidenti i fondacionit arteBA, Alec Oxenford.

Kuratori për projekte ndërkombëtare, Chris Sharp, gjatë hapjes, ka vlerësuar lartë instalacionin e Dardan Zhegrovës.

“LambdaLambdaLambda, është një galeri e re dhe argëtuese me lokacion në Prishtinë, do të prezantojë një instalacion të shkallës së madhe përmes artistit Dardan Zhegrova, i cili do të bashkëpunojë me argjentinasin Juan Pabli Mariano”, ka thënë specialisti për mediumin argjentinas Infobae.

Instilacioni i Zhegrovës i titulluar “Body Parts”(“Pjesë të trupit”), është krijuar veçanërisht për dhomat e projektit “U-turn”.

Kjo është hera e dytë që punimet e Zhegrovës lavdërohen nga argjentinasit. Punimi i Zhegrovës, me titull “Alone in white, floating and trying to reach you” (“Vetëm në të bardha, duke pluskuar dhe munduar të të arrij ty”), i cili është i ekspozuar në panair, ishte zgjedhur të publikohet nga mediumi argjentinas, Infobae, si njëri nga dhjetë më të mirat.

ArteBA është një organizatë joqeveritare nga Argjentina e cila ndihmon në zhvillimin dhe forcimin e tregut të artit, duke motivuar dhe promovuar prodhimin e artit bashkëkohor. /Insajderi.com