Debati racist dhe emocionues për një fllaster: A duhet të përshtatet me tonin e lëkurës?

Debati racist dhe emocionues për një fllaster: A duhet të përshtatet me tonin e lëkurës?

Kujt do t’ia merrte mendja që diçka kaq e zakonshme si përdorimi i një fllasteri mund të provokoj një debat kaq emocional dhe të gjallë për identitetin racial?

Kjo është ajo që i ndodhi Dom Apollon, një 45 vjeçar i cili e preu gishtin e tij në Oakland, California, shkruan Insajderi.

Duke e vënë një fllaster në ngjyrë kafe të errët, Dom i cili punon në një organizatë për rritjen e vetëdijes raciale, ishte i përshkuar nga emocionet kur pa se sa shumë përshtatej fllasteri me ngjyrën e lëkurës së tij.

Ai kishte postuar një foto në rrjetin social Tëitter ku kishte shkruar: “Kam bërë 45 rrotullime rreth diellit, por për herë të parë në jetën time po përjetoj ndjenjën e të pasurit një fllaster që përshtatet me tonin e lëkurës time” ka thënë ai.

“Ju mezi mund të vëreni atë në foton e parë. Me të vërtetë mezi po i mbaj lotët” ka shtuar ai.

 

 

Ky postim i tij ka qenë i shpërndarë 96 mijë herë, ku Dom shprehu se si një element kaq i zakonshëm shtëpiak mund të provokoj pyetjet rreth identitetit të tij racial.

“Unë nuk e dija që fllasteret me ngjyra ekzistonin, por nuk i prisja emocionet e përziera që më janë shkaktuar vetëm duke e parë se si ajo përshtatet me lëkurën time”

“Ndjeva një ndjenjë të përshtatjes, e të qenit i vlerësuar, vuajtën e vetes time të re dhe miliona fëmijëve me ngjyrë. Ishte si një përkujtim i vendeve të panumërta ku lëkura ime nuk ishte e mirëseardhur. Ishte frikësuese dhe e urryer”, ka komentuar Dom.

Fllasterat për tone të ndryshme të lëkurës janë në shtije, por shumë përdorues të mediave sociale nuk janë në dijeni për këtë.

Edhe pse disa elemente si lodrat, getat dhe ngjyrat janë në shitje në tone të ndryshme të lëkurës, disa biznese të pavarura janë duke e rritur prodhimin për njerëzit me tonë të ndryshme të lëkurës.

Së fundmi, një linjë e re e të brendshmeve dhe këpucëve të  baletit është prodhuar në tonë të ndryshme, prodhim i cili është pritur shumë mirë nga masa të cilët ishin ndjerë të diskriminuar nga ngjyrat standarde që krijoheshin gjithmonë./Insajderi.com