Reperi kosovar që ka lindur në Zvicër, Besko ka ngjallur jo pak reagime në Zvicër. Përpos miqve dhe kolegëve të tij në muzikë të cilët janë ngritur kundër dëbimit të tij nga Zvicra, reperi kosovar me prejardhje nga Deçani ka përçarë edhe politikanët në Zvicër.
Në Kosovë atij nuk i ka mbetur asgjë. Reperi i cili ka jetuar dhe vepruar në qytetin e Cyrihut në Zvicër, këtë muaj ka qenë i detyruar të kthehet në vendlindjen e pasardhësve të tij, pasi kishte kryer vepra penale që nga rinia e tij në Zvicër. Por duket se politikani Reimann nga Partia Zvicerane Popullore do të mbështet djaloshin që është në vështirësi.
“Ishte një mundësi e humbur”, thotë Lukas Reimann në “Rundschau” emisionin hulumtues në televizionin publik të Zvicrës.
Ai kritikoi autoritetet në Zvicër që e kanë larguar Besko-n nga Zvicra.
Sipas politikanit të Partisë Popullore në Zvicër, parti e krahut të djathtë, reperi i dëbuar, Zvicra do të kishte përfitime pasi që ai do të kishte një ndikim pozitiv në emigrantët e rinj. Tutje Reimann arsyetohet se “Rasti i reperit duhet marrë parasysh”.
“Ne do të përfitonim më shumë këtu nga ai, se sa në Kosovë”, thotë ai.
Reimann, raporton Insajderi, ka intervenuar edhe në Sekretariatin Shtetëror për Migrim. Autoritetet në Zvicër kanë ende një qëndrim strikt për dëbimin e të huajve që kanë të bëjnë me vepra penale.
“Por çfarë nëse kjo nënkupton privim për reperin ”, i kishte shkruar Reimann shefit te të Sekretarit Shtetëror për Migrim, Mario Gattiker.
Por një tjetër politikan i Partisë Popullore, Claudio Schmid, asamblist në kantonin e Cyrihut në Zvicër, i është gëzuar vendimit të autoriteteve zvicerane për dëbimit nga vendi të reperit kosovar Besian Kaqorraj, ndryshe i njohur edhe si “Besko”.
“Shumë mirë! Unë kurrë nuk e kam kuptuar se pse një urryes i shtetit të Zvicrës si kjo figurë është toleruar kaq gjatë”, kishte shkruar në Tëitter anëtari i Partisë Popullore të Zvicrës.
Për këtë Insajderi kishte raportuar pesë ditë më parë.
Besko, emri i vërtet i të cilit është Besian Kaçorrja kishte të regjistruar vepra penale që nga fëmijëria e tij në mënyrë të përsëritur. Pas dy grabitjeve që kishte bërë ai më në fund u dënua me pesë vite burg dhe Zyra Shtetërore e Migracionit i ka kërkuar atij për tu larguar nga Zvicra.
Megjithatë, ai luftoi përsëri , ishte në gjykatë por nuk kishte mundësi.
Në burg ai filloi të bënte muzikën e tij të preferuar atë rep, i vjen keq për veprimet e tij, ishte përpjekur për të folur me të rinjtë në punëtori, në lidhje me rrugën e tij.
“Është shumë e rrallë që dikush është zhvilluar në këtë mënyrë”, ka thënë dhe vlerësues Ramon Vettiger për “Rundschau”.
Një pjesë e dënimit të tij ishte ulur pasi që Kaçorrja ka përfunduar me sukses terapitë dhe trajnimet. Ai ishte bërë baba dhe ishte përmirësuar pas dënimit të tij.
“Nuk ka kuptim për të shpenzuar kaq shumë para për rehabilitimin kur dikush dëbohet më pas”, ka thënë psikiatri Vettiger.
Besian Kaçorrja do ti duhet të bëj një fillim të vështirë në Kosovë.
“Është si një makth, ndjenjat janë të këqija”, thotë ai.
Ai aktualisht banon në një hotel në Pejë, në veri të Kosovës.
“Unë nuk jam i zemëruar me Zvicrën, në të kundërtën, unë jam mirënjohës për atë që kam përjetuar në Zvicër gjatë këtyre 31 viteve”, kishte thënë ai.
Ai tani është duke kërkuar për një apartament në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës dhe shpreson për të gjetur një punë sa më shpejt. Ai gjithashtu planifikon të parashtrojë ankesë për ndalimin e bërë ndaj tij për pesë vite, për hyrjen në zonën Shengen./Insajderi.com