Aktori Adem Mikullovci, është prekur shumë nga vdekja e koleges së tij të shumë projekteve të përbashkëta, Leze Qena.
Në një postim në llogarinë e tij, ai kujton momente nga takimi i fundit me aktoren që u shua një ditë më parë.
Postimi i tij i plotë:
ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll.