
Presidenti francez Francois Hollande ka dekoruar të hënën, shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare me titullin më të lartë të shtetit të Francës “Komandant i Legjionit të Nderit”
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sikurse që kanë marë pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i familjarëve, miqve dhe artistëve shqiptarë, shkruan Kultplus.
Në rrjetin social facebook, Rama ka ndarë këtë ceremoni nëpërmjet fotografisë.