Del në ankand libri i vjetër i recetave ku tregohet se si “gatuhet burri”

Del në ankand libri i vjetër i recetave ku tregohet se si “gatuhet burri”

Një libër 110-vjeçar recetash, ku përfshihet edhe receta  “se si të gatuash burrin”, është gjetur në një shtëpi të vjetër, që kishte dhjetëra vite e pabanuar, transmeton SHQIP.com

Në njërën prej recetave, ku tregohet mënyra perfekte për të “gatuar burrin”, shkruhet:

“Kur zgjidhni burrin, mos shkoni në pazar, pasi burrat më të mirë vijnë vetë te dera. Lidheni në tenxhere me një litar të fortë që quhet “rehati”, pasi litari “detyrim” del i dobët.

“Nëse ankohet dhe lëviz shumë, mos u mërzisni, pasi disa burra kështu bëjnë derisa “ziejnë”. Shtoni pak sheqer në formën e “puthjeve”, por jo verë ose piper. Pak spec djegës i bën më të mirë, por përdoreni me pikatore”.

 

Firma Etëall Hansons Auctioneers ka zbuluar se libri 110-vjeçar i titulluar “250 receta të provuara për përdorim të përditshëm” ndan receta të shumta të amvisave nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar që nga fillimi i shekullit të 20-të.

Sipas kësaj kompanie, libri i recetave të koleksionistëve 110-vjeçar “Si të gatuaj një burrë” do të shitet në ankand./Insajderi.com