“Delegacioni” triumfon përsëri, merr çmim të rëndësishëm

Ky çmim erdhi pas suksesit në Varshavë ku “Delegacioni”, fitoi çmimin e madh “Grand Prix”.

“Delegacioni” triumfon përsëri, merr çmim të rëndësishëm

Me skenar të Artan Minarollit e regji të Bujar Alimanit, filmi i metrazhit të gjatë “Delegacioni”, mori çmimin “Best Feature Film” në Trieste Film Festival 2019, shkruan Insajderi.

Ky çmim erdhi pas suksesit në Varshavë ku “Delegacioni”, fitoi çmimin e madh “Grand Prix”.

Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa për të vijuar me Xhevdet Ferin, Kasem Hoxha, Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska…

“Delegacioni” nis ngjarjet në tetor të vitit 1990. Disa të burgosur politik ndjekin me interes në televizion mbërritjen e një delegacioni evropian për të parë nga afër reformat demokratike, që ka marrë qeveria e Tiranës, si kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE). Kryesues është zoti Loherin, që i vetmi njeri i besuar për të është miku i shkollës në Pragë, Leo, i gjendur brenda  burgut në Shqipëri. Rreth kësaj zhvillohet “Delegacioni”./ Insajderi.com