Dëmet që i shkakton alkooli lëkurës dhe parandalimi

Dëmet që i shkakton alkooli lëkurës dhe parandalimi

Fundjava është koha e mezi pritur për shumicën për të pirë alkool. Për shumicën kjo dëshirë është pothuaj e parezistueshme. Por me siguri e keni vërejtur që pas një nate me shumë pije, e keni vërejtur se lekura të nesërmen duket më keq se kurrë.

Alkooli përpos që dehidron lëkurën, ngadalëson procesin e riparimit qelizor, nxjerr në pah njollat e diellit, enët e gjakut, rrathët e zeza nën sy dhe dëmton edhe ngjyrën e zakonshme të lëkurës.

Natyrisht të gjitha këto pasoja nuk do të ndodhin nëse pini vetëm një gotë gotë apo dy. Pirja e alkoolit pa masë dhe në periudha të shpeshta do të e plak para kohe lëkurën.

Alkooli është një diuretik, që do të thotë se rrit prodhimin e urinës së trupit tuaj. “Kjo bën që trupi të shpërndajë ujin e tepërt dhe kripën me një ritëm të rritur”, shpjegon dietologu i regjistruar, Tony Castillo. Me fjalë të tjera, është mjaft dehidratues dhe sjell efekte negative në lëkurë.

Për të minimizuar efektet e alkoolit në lëkurë ajo që mund të bëni është të pini sa më shumë ujë. Kjo gjë përpos që do të ju hidratojë lëkurën do të ju lehtësojë edhe dhimbjet e kokës të nesërmen./Insajderi.com