Vrasja e dyfishtë nga një kosovar në qytetin Iserlohn të Gjermanisë ka tronditur personat të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Insajderi.
Një taksist thoshte se nuk do të punojë më prej asaj çfarë kishte parë dhe tregoi detaje se si kishte ndodhur incidenti.
“Një burrë trokiti xhamin e një makine dhe nuk ndaloi së rrahuri personat që ndodheshin aty, por nuk mundesha të ndihmoja asgjë. Ka shumë zënka në stacionin e trenit, por në dritën e ditës, askush nuk e pret këtë”, u shpreh ai.
“Ai gjithmonë godiste përsëri burrin. Ai ishte shtrirë, i dorëzuar para tij dhe përplot gjak”, shtoi taksisti.
Pjesë e këtij incidenti ishin edhe disa të mitur, Melanie (13), Sinem (14) dhe Senem (14). Ata u morën në intervistim nga Policia ku njëra prej tyre thoshte për viktimat se kishin rënë në gjumë.
Mbrëmë në qytetin Iserlohn të Gjermanisë është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka goditur me thikë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.
IKZ-online.de, ka raportuar se një gruaja e vrarë ka lënë pas një foshnje dy muajsh. Kundër të dyshuarit kosovar rasti po hetohet si vrasje e dyshimtë, pasi që, ky i fundit vrau edhe shoqëruesin e ish-gruas së tij.
Në kohën e krimit, foshnja ishte në automjetin e nënës. Sipas autoriteteve, vajza u dërgua në spital pa dëmtime dhe tani është nën kujdestarinë e zyre se mirëqenies së fëmijëve. Kjo gazetë ka raportuara se autopsia tregoi se të dy viktimat vdiqën nga dëmtimet e shumta për shkak të dhunës së rëndë. Sipas hetuesve, arma e vrasjes ishte një thikë kuzhine, të cilën e kapën në vendin e krimit./ Insajderi.com