Kur Shelby Kinnaird, u diagnostikua me diabet tip 2 më shumë se 20 vjet më parë ishte një tronditje totale për të. “Unë thjesht po bëja një kontroll rutinë, disa ditë më vonë, doktori im thirri dhe tha: Ju keni diabet tip 2”, tha Kinniard për Yahoo, transmeton Insajderi
Në atë kohë, Kinnaird thotë se ajo kishte një “punë shumë stresuese” që kërkonte shumë udhëtim. Zakonet e mia të ngrënies nuk ishin të mira. Shumica e vakteve të mia i haja në restorante”, thotë ajo. “ Ushtrimi i vetëm që bëja ishte vrapimi për të kapur një fluturim që të mos vonohesha”.
Kinnaird vendosi të bënte disa ndryshime të mëdha. “Shëndeti im u bë prioriteti im numër 1”, thotë ajo. Kinnaird shkurtoi karbohidratet dhe sheqernat e rafinuara që hëngri dhe filloi të paketonte ushqimet dhe drekën për punë.
Kinnaird fillon ditën e saj duke kontrolluar sheqerin në gjak, duke përdorur një aplikacion që skanon një sensor në krahun e saj. Sheqeri në gjak i Kinnaird është zakonisht i lartë në mëngjes – një fenomen në diabet i njohur si “efekti i agimit” – kështu që ajo përpiqet të hajë mëngjesin “menjëherë” në përpjekje për të stabilizuar sheqerin në gjak.
Kinnaird thotë se ajo është frymëzuar duke ndihmuar për të “fuqizuar” njerëzit e tjerë në udhëtimin e tyre me diabet. “Ka një stigmë të madhe që njerëzit që kanë diabet tip 2, është faji i tyre, ata ja bënë këtë vetes”, thotë ajo. “Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nëse keni diabet, nuk është faji juaj. Mos lejoni askënd t’ju thotë se është”.