Dokumentari për jetën e Eminem me premierë në “Sundance Festival”  

Në “Marshall From Detroit”, reperi flet hapur për qytetin e tij, gjatë një rrugëtimi të gjatë në makinë, intervistuar nga Sëay Calloëay.

Dokumentari për jetën e Eminem me premierë në “Sundance Festival”  

“Marshall From Detroit” është dokumentari i ri mbi Eminem, që do të prezantohet në “Sundance Festival”, që starton më 24 janar deri më 3 shkurt. Pak orë më parë u publikua dhe traileri zyrtar i tij.

Në “Marshall From Detroit”, reperi flet hapur për qytetin e tij, gjatë një rrugëtimi të gjatë në makinë, intervistuar nga Sway Calloway.

Projekti, i realizuar nga “Felix & Paul Studios”, u xhirua në realitetin virtual dhe mund të shihet në 360°, falë përdorimit të një kursori./ Insajderi.com