fbpx

Doli episodi i ri i  “Schengen Visa” –  Një hallakamë e tillë nuk ka ndodh më herët

Doli episodi i ri i  “Schengen Visa” –  Një hallakamë e tillë nuk ka ndodh më herët

Sezoni i ri i serialit të famshëm “Schengen Visa” ka filluar dhe shfaqet vetëm online në platformën Gjirafa Video.com çdo të diel nga ora 20:00, shkruan Insajderi.

Në këtë episod i cili titullohet “Wolkome to Ambasadë” bëhet hapja e ambasadës së re dhe të ftuar janë ambasadorët, mirëpo asgjë nuk shkon siç duhet.

Ibrahimi me Lulen gjenden në situatë shumë të papërshtatshme, Liria me Emën duke shikuar ‘fall’, Axhi Basri keqkuptohet nga ambasadorët për shkak që e ka bërë një shok të çuditshëm dhe normalisht për fund Xhejmsi çmendet.

Se a e prenë shirin e kuq Xhejmsi apo dikush tjetër, shikojeni episodin e plotë më poshtë./ Insajderi.com