Dua Lipa shpalos “shumë gjëra personale” në albumin e ri

Dua Lipa shpalos “shumë gjëra personale” në albumin e ri

Dua Lipa ka dashur të apet për “shumë gjëra personale” në albumin e saj të titulluar me vetë emrin e saj,

21-vjeçarja së fundmi ka publikuar albumin e saj, i cili së pari ishte  menduar të publikohen në vitin 2016, për të cilin ylli ka thënë se dëshiron që këngët të jenë më të hapura dhe më të sinqerta në mënyrë që fansat e saj ta “njohin me të vërtetë”.

“E di, dua që shumë gjëra personale të dalin jashtë dhe dua që fansat të më njohin mua me të vërtetë, por kam ndjesinë se shumë nga ajo se çfarë bëj është të jesh në gjendje të vallëzosh me këngë pikëlluese”, ka thënë ajo për MusicFeeds.com.au, për muzikën e saj.

Dua mendon se ka gjetur një përzierje “cool” mes baladave dhe këngëve për vallëzim në album.

Dua është inspiruar nga artistë si Nelly Furtado kur ka qenë më e re, dhe së fundmi nga Kendrick Lamar, por ajo dëshiron të mbajë një origjinalitet me të cilin mund të “identifikohet”.

Ajo tregon se është inspiruar edhe nga muzika që ka dëgjuar përmes prindërve të saj, si bendet Oasis, Radiohead, Sting dhe The Police. Ndërsa në Kosovë ajo thotë se ka dëgjuar hip hop.

“Kur kam filluar të shkruaj tekstet e mia, mendoja se si mund të fusja gjithë këto në diçka që unë mund të identifikohem”, ka thënë Dua.

Ndërkohë, Dua do të performojë përkrah Bruno Marsin në turneun e tij në Australi vitin e ardhshëm, për të cilin thotë se është “shumë e emocionuar”.

“Mezi pres të ndaj një skenë me Brunon”, ka thënë ajo. /Insajderi.com