Pjesë e shkëputur nga libri i gazetarit Italian Roberto Saviano, “Gomorra”, ku ai shpalos mundin dhe sakrificën e tij për të raportuar klanet mafioze në shtetin Italian.
Cili është krimi im? Pse duhet të jetoj si të isha lebroz? Unë thjesht dua të tregoj një histori, historinë e popullit tim, të tokës sime, historinë e poshtërimit të tyre. Jam i burgosur i vetës sime, i librit tim, i suksesit tim. Në djall suksesi, unë dua një jetë!! Dua një shtëpi. Dua të bie në dashuri, të pi një birrë në publik. Dua të marr diell, të shëtis në shi, ta takoj nënën time pa frikë se e tremb. Dua të kem afër miqtë e mi, të qesh, të zihem me ta, pa qenë e nevojshme të flitet vetëm për mua, gjithmonë për mua, sikur të jem një i sëmurë për vdekje dhe ata të detyruar të më vizitojnë për mëshirë./Insajderi.com/