Dy net të zhdukur – misteri i gylenistëve në Kosovë

Dy net të zhdukur – misteri i gylenistëve në Kosovë

Jusuf Karabina, po bënte një jetë të zakonshme deri mëngjesin e ditës së enjte. Ai së bashku me bashkëshorten e tij si çdo ditë të zakonshme ishte zgjuar në mëngjes për të shkuar në punë, shkruan Insajderi.

Diçka e pazakontë kishte ndodhur kur policia i kishte ndalur ata. Sipas asaj që thotë bashkëshortja e tij, policët nuk kishin treguar asnjë arsyeje, por se ata kishin këmbëngulur në arrestimin e tij.

Dokumentet që dëshmojnë leje qëndrimet e gylenistëve në Kosovë

Madje bashkëshortja e tij kishte ndalur një kalimtar të rastit për t’i kërkuar ndihmë, por pa sukses. Fatin e njëjtë sikur të Jusuf Karabina e kishin pasur edhe pesë përfaqësues të tjerë të organizatës “FETO”.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina ishin duke bërë një jetë të qetë në Kosovë deri para dy ditë, por ata sot nuk dihet se ku janë. Të deportuar në Turqi apo po mbahen peng diku në Kosovë është pyetja që duket se pak persona e dinë.

Avokati, Leutrim Syla për Insajderi kishte thënë gjatë ditës së sotme se nga stafi i kryeministrit i ishte thënë se gjashtë gylenistët janë deportuar nga Kosova gjatë ditës së djeshme.

“Na thënë se janë deportuar, por ne nuk kemi besuar. Kemi kërkuar të paktën inciqimet në kamera por nuk na është dhënë. Nga qeveria kemi marrë garancën se nëse nuk janë deportuar deri sot ata nuk do të deportohen asnjëherë nga Kosova”, ka thënë sot avokati Syla për Insajderin.

Familjarët dhe avokati shprehen të bindur se gjashtë të arrestuarit gjenden në Kosovë. Thonë se janë të sigurt se njërin prej dy lokacioneve gjenden të afërmit e tyre; në Aeroportin e “Adem Jasharit” ose në ambasadën turke.

Syla citon zyrtarët e kabinetit të Haradinajt të kenë thënë se aeroporti është kontrolluar ndërsa në ambasadën turke nuk kanë mundur ta bëjnë ende për shkak të procedurave.

Ambasada turke ia komplikon qeverisë kërkimin e gylenistëve

“Ne kërkuam përse nuk po bëni një kërkim ata thanë që ne do ta shohim mënyrën se si të bëjmë rreth procedurave me pas qasje edhe për ambasadë, ndërsa në aeroport thanë kemi kontrolluar por nuk kemi gjetur asgjë. Në ambasadë të Turqisë thanë se janë disa procedura më të komplikuara, por që do ta shikojmë”, ka thënë Syla sot për Insajderin.

Megjithatë  gjatë ditës bashkëshortja e  Jusuf Karabina ka thënë se personat që e arrestuan bashkëshortin e saj nuk kanë qenë policë kosovarë, ajo thotë se arrestimin e kanë kryer agjentet sekret të Turqisë.

Deri më tani që nga arrestimi ata nuk dihen zyrtarisht as për familjarët dhe as për opinionin se ku gjendën gylistët. Sonte pritet të jetë nata e dytë që gjashtë gylinistët do ta kalojnë në vendin misterioz.

Para pak orëve është publikuar nga mediat një fotografi të gjashtë personave të arrestuar të cilët shihen me duar të lidhura.

Publikohet fotografi të gylenëve të arrestuar – jo me pranga por me duar të lidhura

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli janë distancuar nga arrestimi i tyre. Lidhur me këtë rast kryeministri ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Drejtorit të Agjenicsë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi

Erdogan konfirmon se Kosova u bë vegël e tij