“E dija që është sistem i korruptuar, por e pranova postin” 

“E dija që është sistem i korruptuar, por e pranova postin” 

Gazeta franceze “Le Monde” botoi me 16 nëntor një intervistë me kryetarin e gjyqtarëve në EULEX, në të cilën Malcolm Simmons jep dorëheqje dhe akuzon EULEX-in.

Por gazeta kishte botuar vetëm një pjesë të kësaj interviste dhe pjesën kryesore e kishte lënë me pagesë. Insajderi iu sjellë të plotë intervistën në të cilën ai akuzon EULEX si një mision i korruptuar dhe që ndjek të pandehurit në mënyrë politike, duke përmendur rastin ndaj Fatmir Limajt.

Por në pjesën e intervistës së papublikuar për të gjithë, Simmons bënë edhe akuza të tjera pos rastit Limaj. Ai flet për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që nuk kanë punuar por kanë marrë pagë mujore deri në 8 mijë euro.

Përpos faktit që tregon sesi BE-ja dhe Britania refuzuan të hetojnë dyshimet e tija për korrupsion dhe ndjekje politike në EULEX, në pjesën e intervistës që lexohet me pagesë tregon edhe arsye të tjera pse dha dorëheqje nga EULEX-i.

Insajderi do të publikojë në orën 20:00 një hulumtim mbi shkollimin e Simmons.

Kjo është intervista e tij e plotë për “Le Monde”

Kjo nuk është e vetmja gjë që nuk funksionon në EULEX, sipas jush?

EULEX-i nuk është një mision i cili promovon sundimin e ligjit. Ai është një mision politik. Çdokush që mendon ndryshe është ose naiv apo budalla.

Eulex kishte për qëllim të ulte një pjesë të klasës politike kosovare, siç ishte Fatmir Limaj ish-komandant i UÇK-së dhe tani kryetar i Partisë Nisma e Kososovën, të akuzuar për krime lufte. Unë atë kohë isha kryetar i gjyqit gjatë vitit 2013.

Presidenti i gjykatësve të Eulex në atë kohë, Charles Smith, më tha se misioni kishte për qëllim të dënonte Fatmir Limajn. Ai më bëri presion, presionet që morra nga ai ishin kërcënime personale. Këtë raportova atë në ambasadën e Britanisë së Madhe, por mendoj se qeveria britanike nuk donte ta prishte imazhin e misionit. Kjo ka ndodhur edhe në dosjet e tjera. Dhe mendoj që ekziston një presion i vazhdueshëm ndaj gjyqtarëve.

Si u bë avokati i dështuar në Britani, gjykatësi kryesor në Kosovë

Fatkeqësitë e EULEX-it tashmë ishin të njohura. Pse e pranove postin e presidentit të gjyqtarëve nëse mendonit se misioni u dëmtua nga korrupsioni?

Sepse mendoja se në këtë post, mund t’i ktheja gjërat. Por që nga fillimi ishte e qartë se forcat kundërshtare ishin shumë të fuqishme. Për shembull, rasti i një gjyqtari amerikan që u ul në Gjykatën Kushtetuese. Ai nuk kishte qenë kurrë atje, ai u zhduk për muaj dhe megjithatë vazhdoi të mblidhte pagën e tij dhe ndihmën e tij të përditshme nga misioni.

Një tjetër gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese është gjithashtu në këtë rast. Ajo bënte një punë tjetër gjatë kohës kur duhej të punonte për misionin, dhe ajo merrte pagë të plotë pavarësisht mos pjesëmrrjes në punët e misionit. Kur e raportova këtë gjyqtar në mision, EULEX refuzoi të bënte diçka mbi këtë. Të ballafaquar me këmbënguljen time, zëvendëskryetari i misionit më në fund më tha se ai do të fliste me gjyqtaren, por unë nuk lejohesha të isha pjesë e këtij takimi. Përsëri, ata u përpoqën të fshehin veprimin e dënueshëm.

Unë mendoj se ata po fitonin rreth 8,000 euro në muaj, ndoshta më shumë, dhe po fitonin gjithashtu 2,000 deri 3,000 euro në ditë për muaj. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut … Brukseli e dinte këtë, por nuk donte të ndërmerrte asgjë.

Pa asnjë ditë përvoje në vendin e tij në gjykatës kryesor në Bosnje dhe Kosovë

Ju denoncuat gjithë këtë në Bruksel, a keni marrë një përgjigje?

Jo. Kam parashtruar një ankesë me z. Deane, kreun e autoritetit mbikëqyrës të EULEX-it dhe i kërkova atij t’ia referojë atë eprorëve të tij në Bruksel për të hapur një hetim. Sipas mendimit tim, as ai dhe asnjeri në shërbimin e tij nuk është në gjendje të kryejë këtë hetim, sepse ata janë të përfshirë në raste të caktuara që unë e denoncoj.

Kështu që unë zgjodha të kthehesha te Federica Mogherini Përfaqësuese e Punëve të Jashtme të BE-së. Mogherinit i kam shkruar dy herë dhe nuk kam marrë përgjigje. Për mua, kjo tregon qartë se si Bashkimi Evropian sillet drejt korrupsionit.

Një anëtar i rangut të lartë të një misioni sjell në vëmendjen e tyre për korrupsion dhe nuk arrijnë të krijojnë një hetim të pavarur për të hedhur dritë mbi të gjitha këto gabime. Ata duan ta mbytin rastin. Unë ftoj znj. Mogherini për të përcjellë këtë informacion në polici dhe për të kërkuar hapjen e një hetimi. Nëse ata vërtetë duan të luftojnë korrupsionin, kjo është ajo që duhet të bëjnë.

Unë nuk mund të bëhem më pjesë e kësaj organizate. Ata duan që qeveria kosovare të bëjë atë që BE-ja i thotë të bëjë. Shumë nga kolegët e mi janë të ndershëm dhe të drejtë. Por ata nuk luftojnë sistemin, ata nuk kanë mend, sepse e dinë se nëse dikush e lufton korrupsionin, do të ketë probleme. Pra, ata nuk bëjnë asgjë. Unë nuk dua të bëhem më pjesë e kësaj farse./Insajderi nga “LeMonde Paid Edition”