Edhe Konjufca sikurse Kurti e ndan gjysmën e pagës për luftuar Covid-19

Edhe Konjufca sikurse Kurti e ndan gjysmën e pagës për luftuar Covid-19

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka vendosur ta ndaj gjysmën e pagës së tij për luftën kundër Covid-19.

“Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19”, ka shkruar Konjufca në profilin e tij në Facebook.

“Bashkë do t’ia dalim! Të qëndrojmë të fortë në këtë sfidë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë”.

Ngjashëm sikurse ministri i Jashtëm në detyrë ka vepruar dje edhe i pari i ekzekutivit, Albin Kurti.

insajderi.com