Edhe PDK e AAK do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit për FSK-në

Edhe PDK e AAK do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit për FSK-në

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmuan se do të marrin pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit për mundësinë që Forcat e Armatosura të Kosovës të marrin pjesë në misione paqeruesë nëpër botë.

Mbledhja është paralajmëruar për ora 15:00, njofton Insajderi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se do të marrin pjesë në këtë seancë.

Qëndrimin e njëjtë e shprehi edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleaancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

“AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më parë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate, thanë se mbështesin kërkesen e Qeverisë së Kosovës për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme. /Insajderi.com