
Si episodet e tjera edhe këtë episod “Ekspertiza” erdhi e detajuar nga akademikët në studio të cilët kësaj radhe folën për “ Liberalizimin e Vizave”.
Në studio ishin Erza Ramuka, Armend Baloku, Granit Ukaj, Jeton Zogiani dhe Fisnik Ademi, të cilët dhanë mendimet e tyre në lidhje me këtë çështje që po e preokupon tash e një kohë të gjatë vendin.
“Unë që një muaj jam duke pritur për një termin në Ambasadën e Zvicrës”; “Mas pari nuk e kena shliru vet, kur u kon me luftu jemi fsheh në dymija të grave, t’kanë shliru tjerët e tash ata ta lshojnë qeshmen sa të dojnë”; “Be bojke njeri që Bill Clinton e ka prejardhje nga fshati Topanicë”; “Qysh kemi dal në PISA? Llom kena dal. E pse pra? Se u kon e diele oj bollë.”; “Be m’boni njeri mu, tha kryetari i komunës së Evropës momentin e parë që t’i qel sytë, tha ka me ja lshu një sy hartës së Kosovës”.
Këto janë disa nga mendimet e akademikëve në studio të “Ekspertizës” që i dhanë në episodin më të ri “Liberalizimi i Vizave”.
Për të gjithë ju që ende nuk e keni parë, në videon më poshtë mund të shihni këtë episod i 16-ti më radhë. Emisioni është prodhim i Gjirafa Studio./ Insajderi.com