Ekspozita mban emrin AR 2016 dhe është një nga ekspozitat" />

Ekspozita ‘Artistët e Rinj’, me 6 prill në Shkup

Ekspozita ‘Artistët e Rinj’, me 6 prill në Shkup

Në 6 prill në Qendrën multimediale Malla Stanica do të mbahet një ekspozitë nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

Ekspozita mban emrin AR 2016 dhe është një nga ekspozitat më të rëndësishme të organizuara në Kosovë, e quajtur kështu për disa arsye.

Kjo është një nga ekspozitat e rralla e specializuar për artistët e rinj deri në 40 vjet, e organizuar në përputhje me standardet dhe trendet botërore dhe me tre komisione të pavarura, që janë: juria përzgjedhëse, ekipi i kuratorëve dhe komisioni shpërblyes (që të treja të pavarura nga Galeria Kombëtare dhe Ministria e kulturës në Kosovë).

Shpërblimi kryesor për fituesin e vendit të parë është qëndrim në një nga qendrat botërore të artit për një periudhë të caktuar. Për këtë ekspozitë janë përzgjedhur vepra nga 5 autorë dhe/apo grupe artistësh: Agron Bllakçori (vendi i parë), Bujar Sulejmani, Kolekivi Haveit, Jetulla Sulejmani dhe Luan Bajraktari.

Në komision kanë marrë pjesë emra botërorë të skenës shqiptare të artit figurativ, si për shembull Sisli Xhafa – përfaqësuesi i sivjetshëm i Kosovës në Bienalen e Venecias dhe artist me renome botërore dhe Aldrian Paci, artist shqiptar i cili jeton dhe krijon në Itali, ndërsa pas tij ka një biografi me pjesëmarrje në të gjitha manifestimet e rëndësishme botërore si në Bienalen e Venecias – dy herë, Manifesta, Bienalen në Lion, Bienalen e Havanës dhe shumë të tjera.

Përveç veprave interesante, aktuale, të anganzhuara dhe interaktive të të gjithë pjesëmarrësve të ekspozitës AR 2016, të cilat vlejnë të shikohen me qëllim që të ndiqet interesi i skenës së të rinjve të Kosovës, e cila ngadalë, por me siguri po zë vendin e vet në hartën botërore të artit, e veçojmë live performancën e kolektivit Haveit, si një ngjarje e rëndësishme e cila do të ndodhë në hapjen e ekspozitës. Haveit është kolektiv artistik i formuar në Kosovë nga 4 artiste kreative, projektet, videot dhe performancat e të cilave janë të angazhuara socialisht dhe luftojnë për barazi sociale për gratë në Kosovën patriarkale, kundër stereotipeve dhe mbisundimit të popullatës mashkullore./Insajderi.com