
Një ekspozitë e re përqëndrohet në tri fotografe Jeanne Mandello, Hildegard Rosenthal dhe Grete Stern të cilat u dëbuan prej Evropës për në Amerikën Jugore gjatë trazirave politike të viteve 1930 shkruan anothermag.com.
Ekspozita De l’autre côté (The Other Side), sjell 3 fotografe shumë pak të njohur të shekullit të 20 që kanë trajektore jetësore të ngjashme.
Të trija janë lindur në Gjermani, u larguan në Amerikën Jugore në fund të viteve 30’ për të shpëtuar prej situatës sociopolitike në vend.
Edhepse janë ekspozuar se bashku, Jeanne Mandello, Hildegard Rosenthal dhe Grete Stern nuk kishin asgjë të përbashkët , vetëm ngjajshëmri të rastësishme estetike, shpirtin feminist dhe vizionin kreativ.