
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, sot më 21 nëntor me fillim nga ora 20:00, hapet ekspozita “Nën Presion – Fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri”.
Ekspozita vjen prej artistëve Gjergj Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai dhe Enrico Fontanari të kuruar nga Eliza Hoxha dhe Ilir Gjinolli.
Ceremonia e hapjes do të bëhet në Galerinë Kombëtare të Kosovës sonte në orën 20:00, raporton Kultplus.