Elton John ka një lajm për adhuruesit e tij

Elton John ka një lajm për adhuruesit e tij

Ylli i muzikës Elton John do të bëjë publike një njoftim lidhur me karrierën e tij në të ardhmen, në një konferencë shtypi të mërkurën, raporton BBC, përcjell Insajderi.

Ylli pritet të zbulojë planet për një sipërmarrje të re. Gazeta britanike The Mirror ka raportuar se 70-vjeçari pritet të njoftojë për turneun e tij përfundimtar botëror.

Përfaqësuesit e tij nuk deshën të komentonin lidhur me këtë përpara mbajtjes së konferencës për shtyp, e cila do të zhvillohet njëkohësisht në Nju Jork dhe në Londër.