Emërohet drejtori i ri i Teatrit të qytetit “Dodona”

Emërohet drejtori i ri i Teatrit të qytetit “Dodona”

Të hënën, producenti dhe skenaristi Visar Krusha, është emëruar udhëheqës i Teatrit të qytetit “Dodona”.

Teatri në fjalë, ka dy vite që kishte mbetur pa udhëheqës, përderisa në maj të këtij viti u bë me Këshill Drejtues të ri, pasi anëtarët e kaluar dhanë dorëheqje. Anëtarë të ri të këshillit janë zgjedhur regjisori Kushtrim Koliqi, dramaturgia Doruntina Basha, aktori Enver Petrovci, regjisorja Hana Qena dhe Bekim Sele si përfaqësues i Komunës së Prishtinës.

Shkurte Aliu, Kastriot Saqipi, Ben Apolloni, Faik Gashi e Mehmet Xhemajli ishin konkurrentët e tjerë që kandiduan për këtë post, por Këshilli Drejtues i “Dodonës” i dha më së shumti pikë Krushës.

Krusha e ka nënshkruar vendimin dhe së shpejti pret që ta nisë punën. Por atë e presin goxha shumë sfida, që mes tjerash janë ansambli rezident, buxheti dhe disa probleme me objektin, shkruan Koha.net