Artisti i madh Ennio Morricone, do mbajë koncertet e lamtumirës në Arena të Veronës dhe në Romë.
Mjeshtri 90-vjeçar do të jetë në datat 19 maj në Verona dhe në 15 dhe 16 qershor në Terme di Caracalla në Romë. Koncertet janë pjesë e turneut botëror ”60 vjet muzikë” që festojnë 60-vjetorin e tij të karrierës si kompozitor dhe dirigjent dhe që deri tani ka zhvilluar 50 koncerte në 35 qytete të Evropës.
![]()
Mbi 650 mijë të apasionuar pas muzikës së tij kanë qenë pjesë e turneut nga viti 2016 e deri sot për të parë nga afër maestron dhe për të ndjekur një kor që sjell mbi 200 persona në skenë.
Një ndër veçantitë e këtij turneu është se çdo mbrëmje ka një program të ndryshëm.