“Epoka e bukur” – Koleksioni i parë i dizajneres Vjollca Demolli

“Epoka e bukur” – Koleksioni i parë i dizajneres Vjollca Demolli

Vjollca Demolli është dizajnerja e re kosovare e cila sapo ka lancuar koleksionin e saj të parë me titull “La belle epoque” apo në shqip “Epoka e Bukur”, shkruan Insajderi.

Demolli e cila sapo ka përfunduar studimet në dizajn, ka treguar se për dizajnimin e këtyre veshjeve është inspiruar nga koha Edwarduiane e cila i referohet modës që ka qenë në kohën mes viteve 1890-1914, përkatësisht fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Jam inspiruar nga ajo kohë, sepse gjatë saj femrat kanë filluar të vishen më ekstravagante, kryesisht duke u motivuar nga jeta e mbretit të Anglisë, Edwardi. Prandaj, kam menduar që duke përdorur këto veshje në kombinim me ngjyrat e kohës së sotme jam munduar të modernizojë këtë epokë me periudhën moderne në të cilën jetojmë”, ka thënë Vjollca për Insajderin.

Ajo në këtë koleksion ka përdorur ngjyrat klasike dhe pranverore si ngjyra e kaltër, bordo, hiri, e zeza si dhe ngjyrën e bardhë. Ndërkaq materiali që ka përdorur në këtë koleksion është i shtofit, tyl  të fortë dhe të butë, gjithashtu, rrjetën e ka shfrytëzuar më shumë si aksesorë.

“Në dyqanet e materialeve në Prishtinë, ka zgjidhje të mjaftueshme, kështu që, edhe unë për këtë koleksion kam arrit të gjejë materialet e nevojshme”, pohoi ajo.

Çka vlen të përmendet tjetër për koleksionin e Vjollca Demollit, është edhe seti fotografi i cili paraqitet për herë të parë këtu.

“Pasi që është koleksioni im i parë kam dashur të jetë diçka më ndryshe se që jemi mësuar të shohim. Në këtë set fotografik kam zgjedhur qytetin e Plavës dhe Gusisë në Malin e Zi dhe është tërësisht ambient i hapur. Në fakt, kjo është hera e parë ku edhe po i publikoj këto fotografi”, ka theksuar dizajnerja.

Krejt në fund, ajo tha se shumë shpejt do ta hapë një atele ku do të mund të drejtohen ato që duan të vishen nga brendi i saj e po ashtu ajo tha se dizajnin do ta ketë profesion parësor pasi që gjithmonë e bënë të ndihet e kompletuar./ Insajderi.com