Një festival për Ditën Ndërkombëtare të Librit

Një festival për Ditën Ndërkombëtare të Librit

Organizata joqeveritare “ETEA” në bashkëpunim me Qendrën Sociale “Termokiss” po organizon Festivalin e Librit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Festivali i cili do të përshijë një numër aktivitetesh do të mbahet më 24 prill në amfiteatrin e American School of Kosova.

Kjo është hera e tretë radhazi që ky festival do të mbahet në Prishtinë.

Ndër aktivitetet e parapara për të shënuar këtë ditë, organizatorët kanë njoftuar se do të mundësojnë qytetarëve që të sjellin një libër të vjetër dhe të marrin një të ri që nuk e kanë lexuar, mbajtja e një paneli diskutimi për gjendjen e librit në Kosovë dhe kulturën e të lexuarit tek të rinjtë, lexim i shkrimeve të pabotuara deri më tani, e të tjera.

“Duke mobilizuar fytyrat publike dhe duke shfrytëzuar artin si metodë, Festivali i Librit 2017 – që organizohet për të tretin vit radhazi – synon edukimin publik nëpërmjet avokimit, përkatësisht ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librave dhe leximit të tyre”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Organizata ETEA ka zhvilluar një numër aktivitetesh që synojnë nxitjen e leximit në shoqëri dhe ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librit.

Muajin e kaluar, kjo organizatë organizoi një aktivitet leximi dhe bashkëbisedimi me një format të veçantë i cili fillimisht ishte zhvilluar në vitin 2000 në Danimarkë,/Insajderi.com