Festivali i Gastronomisë Shqiptare, edhe në Prishtinë

Festivali i Gastronomisë Shqiptare, edhe në Prishtinë

Gjatë Konferencës Ekonomike të Bizneseve të Diasporës Shqiptare u fol rreth Festivalit të Gastronomisë Shqiptare që do të mbahet në Berlin në nëntor të këtij viti.

Por tashmë, një festival i tillë do të mbahet edhe në Prishtinë, gjatë datave 13-14 korrik, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Tashmë është lansuar edhe videoja promovuese e këtij festivali. “Prishtinë, a je gati për Prishtina Gastronomy Festival?”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Gjatë muajit maj një festival për gastronominë shqiptare për herë të parë është mbajtur edhe në Athinë të Greqisë.

Albinfo.ch do t’ju sjellë në vazhdim detaje rreth këtij festivali.

Prishtina Gastronomy Festival

Prishtinë a je gati për Prishtina Gastronomy Festival?

Gepostet von Global Albanian Gastronomy Festival am Dienstag, 28. Mai 2019