Festivali “Street Party Prishtina” publikon ‘FULL LINE UP’

Festivali “Street Party Prishtina” publikon ‘FULL LINE UP’

Street Party Prishtina pritet të mbahet edhe këtë vit me datën 23 qershor në bashkëpunim me Next Level, te kafiteritë e kafeve të vogla, nën Patronatin e Komunës së Prishtinës në kuadër të jubilarit 20-vjeçar të çlirimit të Prishtinës.

Ky event është i përkrahur nga Win Music Freedom, Telegrafi , Konuts, Selmans Neteork, kurse për pjesën kreative është përkujdesur Black Bird Marketing.

Në program ka artistët lokalë dhe ndërkombëtarë të zhanreve të ndryshme nga soul, funk, jazz e deri te muzika elektronike.

Këta janë disa prej artistëve që do të performojnë:
1. Antigone nga Franca
2. Ad Disha
3. Alban Nimani – Fela Kuti Show w:Band
4. Beat Movement nga Berlini
5. D’Master
6. Gamblemania
7. Gesundheit
8. Gipsy Groove
9. Jazzkova
10. Rubin Beqo
11. Sytë
12. Yll Megi