Fiction Fest sjell prozën e Rexhep Qosjes

Fiction Fest sjell prozën e Rexhep Qosjes

Festivali i prozës “Fiction Fest”, i pari i këtij lloji në vend, i dha Prishtinës mundësinë të njohë e të takojë disa nga emrat më të vlerësuar të këtij zhanri në letërsinë e kohës tonë, pwr dy netw me radhw.

Fragmente të shkurtra të prozws së krijuesit Rexhep Qosja, u lexuan sonte nga aktori Faris Berisha në fillim të Festivalit të Prozës, që u dha në Prishtinë dje dhe sot. Personazhet e  “Vdekja më vjen prej syve të tillë” dhe “Nata është dita jonë”, “Bijtë e askujt”, me natyrën e tyrë të errët, mes reales dhe imagjinares, erdhën në pasazhe të shkurtëra për të pranishmit, që nuk ishin të paktë.

Shumë prej tyrë shprehën kënaqësinë dhe mes pyetjesh, ata gjetën rastin edhe të tregojnë histori pak të dëgjuara lidhur me akademikun dhe shkrimtarin. Njëri prej tyre ishte edhe shkrimtari dhe kritiku Agim Vinca, që kishte tregoi histori që u ndërlidhën me një peridhë të largët, gjegjësisht në vitet e 70′, në fillim të krijimtarisë artistike të Qosjes, kur ai botonte tregimet dhe novelat e tij në mënyrë anonime, nën pseudonimin Luan Dukagjini.

I pyetur për mendim rreth shkrimeve të autorëve bashkëkohorë, ai u shpreh se ishte ka shumë autorë të mirë, por ka edhe shumë të tjerë që i dorëzohen komerciales.

Edhepse se krijimtaria e tij kritike është më e shumtë në numër, krahasuar me krijimtarinë artistike, Qosja u rrëfye se po të fillonte edhe njëherë karrierën do të i përkushtohej më shumë të dytës. Arti i mirëfilltë, krijimtaria artistike, sipas tij ka aftësinë ti rezistojë kohës, dhe të ngjallë kënaqësi të njejtë edhe shumë kohë më pas, duke marrë shembuj veprat  Eskilit, Sofokliut klasikëve të tjerë grekë dhe Shekspirit. Mendimi kritik në anën tjetër, është i varur nga fryma e kohës, e cila është në ndryshim të vazhdueshëm dhe vjetërrohet. Arti nuk është imitim i realitetit, por krijim, i cili arrin ta paraqesë në një dritë tjetër edhe të shëmtuarën, të ligën, dhunën.