fbpx

Filarmonia e Kosovës sjell “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit

Filarmonia e Kosovës sjell “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit

Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve 20/20 të Komunës së Prishtinës, sonte në mbrëmje sjell “Simfoninë Nr. 9” të kompozitorit Ludwig van Beethoven.

Filarmonia e Kosovës sjell “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit

Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve 20/20 të Komunës së Prishtinës, sonte në mbrëmje sjell “Simfoninë Nr. 9” të kompozitorit Ludwig van Beethoven.

Në skenën e këtij koncerti që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” prej orës 20:00 do të ngjiten mbi 110 instrumentistë të Filarmonisë së Kosovës, por edhe instrumentistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Po ashtu, do të jenë katër vokalistë sopranoja Arta Jashari, mexosopranoja Vikena Kamenica, tenori Liridon Sadriu dhe bariton Armando Likaj, ndërsa dirigjent do të jetë Toshio Yanagisawa, aktualisht drejtor artistik i Orkestrës Kamerale Ballkanike dhe dirigjent permamnent i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës.

“Simfonia nr. 9” e Beethoven sjell mesazhin e paqes mes popujve dhe vlerësohet si një nga veprat më të mira të kompozitorit gjerman.

Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, tha se sonte pritet me të drejtë një koncert madhështor, ndërsa e kanë pritur një datë të veçantë si kjo e 20-vjetorit të çlirimit për ta sjellë atë para publikut kosovar.

“Filarmonia e Kosovës ka vite që ka menduar që veprën madhështorë të Beethoven ‘Simfoninë nr. 9’ ta realizojë në një rast të veçantë dhe e kemi pa të arsyeshme pikërisht vitin 2019 në 20-vjetor ta shpalosim këtë vepër për herë të parë premierë në Kosovë. Kjo vepër grandioze do të thoja interpretohet jo vetëm premierë e Filarmonisë por premierë ë të gjitha kohërave meqë asnjëherë nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka pas kapacitete interpretative orkestra dhe kore qysh i kemi tani për të realizuar këtë vepër”, deklaroi Jashari.

Mexosopranoja Vikena Kamenica u shpreh e lumtur që vjen për herë të dytë në performancë me Filarmoninë e Kosovës. Ajo tha se vepra vjen në kohën e duhur në këtë përvjetor të rëndësishëm për Kosovën, pasi edhe “Simfonia nr. 9” simbolizon lirinë.

“Është bukur që realizohet në shesh në një shesh më simbolikë të madhe siç është sheshi “Skënderbe”, padyshim çdo gjë është e menduar nuk është rastësorë, dhe pritja është e jashtëzakonshme për të pasur një koncert ashtu siç e meriton kjo ditë e veçantë, ky vit i veçantë dhe fundja siç e meritojnë vlerat që ky shtet ka padiskutim. Kështu që unë jam shumë e lumtur që bëhem pjesë dhe është simfonia më madhështore që Beethoven ka fundja dhe gjithë autorëve dhe në kohën e fundit e tij e ka futur dhe atë që është mbreti, unë e them mbreti se më pëlqen e tillë jam vokaliste, pra janë të gjithë instrumentet dhe më pas futet edhe vokali për ta bërë edhe madhështore dhe për t’i dhënë atë xixën e bukur dhe efektin e madh që muzika i jep edhe normalisht një kompozitor si Beethoven triumfon”, tha Kamenica.

Në koncertin e sotëm pritet të paraqitet edhe baritoni Armando Likaj. Ai tha se ndihet i privilegjuar që është ftuar për kë të vepër me nota të forta patriotizmit.

“Për më tepër ndihem i privilegjuar në rastin konkret në këtë përvjetor të çlirimit të vendit, Kosovës, me një vepër e cila në të gjithë botën dhe repertorin e muzikës klasike, pikërisht ‘Simfonia nr. 9’ e Beethoven, përfshihet me nota të forta patriotizmi. Edhe vet teksti tregon për një vëllazërim atë mesazh që çdo popuj mendoj dhe sidomos ato popuj që nuk kanë shumë kohë që nuk kanë dalë nga një luftë dhe kërkojnë gjënë më të madhe në botë që është paqja”, tha Likaj.

Dirigjent i këtij koncerti është Toshio Yanagisawa, tha se do të vejnë në skenë një vepër shumë të veçantë të cilën është i lumtur ta dirigjoj.

“Jam vërtet shumë i nderuar të dirigjoj këtë koncert, veprën ‘Simfoninë nr. 9’ të Beethoven. Kam ardhur këtu në vitin 2007 dhe tani janë bërë 12 vite të bashkëpunimit me Filarmoninë e Kosovës. Së bashku kemi realizuar shumë premiera dhe performanca të tjera.”, tha ai.