Filharmonia e Kosovës sonte mban koncertin e parë për vitin 2017

Filharmonia e Kosovës sonte mban koncertin e parë për vitin 2017

Filharmonia e Kosovës sonte do të sjellë koncertin e parë për vitin 2017. Ai mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë duke filluar prej  orës 20:00.

Ky koncert do të sjellë nga Afrika e Jugut solisten në violinë, Christina Brabetz, ndërsa i gjithë koncerti vjen nën dirigjimin e dirigjentit, Boian Videnoff, nga Gjermania, shkruan KultPlus.