Fillon edicioni I 16 me radhë I Tirana Film Festival

Fillon edicioni I 16 me radhë I Tirana Film Festival

Nga data 2 nëntor do të filloj edicioni i 16-të i Tirana International Film Festival.

Filmat do të shfaqen në  kinema Millenium, Teatri Kombëtar Eksperimental, Teatri i Kukullave dhe KINO bar.

Ceremonia e hapjes do të mbahet ditën e premte, datë 2 nëntor ora 18:00 në Kinema Millennium.
Pas koktejlit do të keni mundësi të ndiqni premierën rajonale të filmit ONCE UPON A TIME IN AMERICA (extended version) nga SERGIO LEONE.

Ky version ekskluziv i restauruar në 4K vjen i plotë me 72’ të munguara në premierën e vitit 1984 si një homazh për mjeshtrin e madh të kinemasë.