
Prej datës 21 deri më 28 Tetor në qytetin e Ferizajit fillon edicioni i 48 i Festivalit të Teatrove Ferizaj 2018.
Në program në mes të shumë shfaqjeve tjera, do të jepet shfaqja “Le Pont”, si shfaqje mysafire nga Franca.
Shfaqja mysafire “Le Pont”, është e dramatizim i romanit të Kadaresë nga Simon Pitaqaj, dhe do të luhet në gjuhën franceze. Pjesë e shfaqjes do të jetë aktori me prejardhje shqiptare Rexhep Mitrovica, i cili për herë të parë luan në Kosovë, dhe Arben Bajraktaraj një tjetër aktor kosovar që jeton në Francë.
Ky edicion do të sjellë edhe aktivitete tjera për dhe rreth teatrit, performanca, tryeza e festivalit, dhe mbrëmje tjera artistike.
Festivali mbyllet më 28 tetor 2018 me ndarjen e çmimeve.