Në Kalanë e Prizrenit, ka nisë edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest, shkruan Insajderi.
Ky festival i cili ka filluar para pak minutash në natën e parë do të ketë muzikë të zhanrit hip-hop ndërsa do ta hapin promo artistët Alien e Fattizle, duke vazhduar me Mullagang e më pas edhe emri kryesor i natës së sonte që do të jenë labeli P.I.N.T.
“Skenën kryesore (Main Stage) për natën e sontme do ta përmbyll promo artisti Nkeee rreth orës 2 të mëngjesit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, në orën 02:00 do të vazhdohet në Skenën e Lindjes së diellit (Sunrise Stage) ku do të performojnë Promo Artistët, Lilac, Lim e Gzimi deri në ora 5:00 të mëngjesit ku edhe do të përmbyllet nata e parë e edicionit të nëntë.
Të gjithë të interesuarit mund t’i marrin biletat ne Ngom Shop i cili është i vendosur në Sheshin Shadërvan./ Insajderi.com