
Sot nis edicioni i tetë i REDO konferencës ndërkombëtare të dizajnit grafik në Kino Armata nga ora 17:00. Ky edicion përfshin kombinime të ligjeratave, librarisë lëvizëse, bar-it të përkohëshëm, filmave, dhe muzikës. Hyrja do të jetë me biletë që vlenë për të gjitha aktivitete gjatë 3 ditëve.
Rreth 250 studentë të huaj do të ndjekin konferencën, duke ndihmuar në rritjen e turistave që e vizitojnë Prishtinën. Këtë herë, vërehet edhe një interesim mjaft i madh nga studentët vendor për të ndjekur aktivitete e REDO-së.
Daniela e Linda Dostalkova nga Çekia dhe Benjamin Thorel e Antonia Carrara nga Franca, do të ligjërojnë nga 17:00 – 19:30 mbi tema të fushave të tyre. Gjatë gjithë kohës do të ketë një librari me libra të ndryshëm mbi dizajnin – të udhehequr nga After 8 Books, dhe poashtu do të ketë edhe mundësi që të dëgjohen disa transmetime nga podcast të Ja Ja Ja Ne Ne Nee (Holandë). Ndersa, Kimberley Cosmilla & Marcel Mrejen do të hapin barin e tyre “Moonshine Monday”, një koncept të ri të bar-it shoqëror. Ndërsa në mbrëmje, duke filluar nga 21:00, Alushi do të lëshojë muzikë në Hamam Jazz Bar.
REDO në edicionin e shtatë mbështetet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fondacioni “Unë e Du Kosovën”, Culture for Change – Programi i Zyrës së BE në Prishtinë, që implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut, Ambasada e Holandës në Prishtinë, Sëiss Arts Council Pro Helvetia, Ambasada e Francës në Kosovë. Partnerët: Kino Armata, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Kosovo Architecture Foundation (KAF).